23 Dhjetor 2024

Nënshkruhet kontrata për dhënien me koncesion të Brezovicës

Prishtinë, 14 prill - Komiteti Drejtues Ndërministror (KDNM) dhe Brezovica Resort LLC, kanë nënshkruar sot në Prishtinë kontratën për Projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës (PZHQTB).

Kontrata është nëshkruar prej ministres së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami dhe përfaqësuesit zyrtar të Kozorciumit francez, z. Pascal Roux.

Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se për 3 vjet në Brezovicë do të investohen nga kozorciumi 167 milionë euro.

Nënshkrimi i kontratës u bë një javë pas takimit të KDNM-së në të cilin u konfirmua përmbushja e parakushteve për formalizimin e kontratës nga ana e konsorciumit dhe u miratuan afatet dhe kushtet e kontratës.

Në bazë të Ligjit të Prokurimit, kontrata nuk do të hyj në fuqi të plotë për një periudhë prej 6 muajsh (e emëruar si periudha e kushteve paraprake), gjatë së cilës, konsorciumi francez, në bazë të Kërkesës për Propozim, duhet të dorëzoj dokumentet shtesë si: përmbylljet financiare dhe planin e vlerësimit mjedisor.

Në bazë të propozimit, investimet parashihen të bëhen në disa faza e që kapin shumën totale prej 409 milion eurosh. Faza e parë përfshinë investimet prej 165 milion eurosh gjatë një periudhe 3 vjeçare. Koncepti zhvillimor i propozimit parasheh objekte me shfrytëzim të shumëllojshëm për të ofruar aktivitete turistike gjatë tërë vitit.

Investimet e lartpërmendura pritet të krijojnë mbi 3000 vende të reja të punës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)