Në vitin 2014 Antalia priti 12,5 milionë turistë
30,32% e vizitorëve të huaj erdhën nga Federata e Rusisë, 25,96% erdhën nga Gjermania kurse 4,76% ishin vizitorët nga Holanda.
Këto vende i ndoqën përkatësisht Anglia, Suedia, Ukraina, Belgjika, Kazakistani, Polonia dhe Norvegjia.
Në vitin 2014 në Antalia erdhën 3 milionë e 489 mijë e 7 turistë rusë dhe 2 milionë e 987 mijë e 371 turistë gjermanë.