Në Ulqin bie numri i pushuesve nga Kosova
Ulqin, 12 korrik - Sivjet po shënohet një rënie e vizitorëve në plazhet e Ulqinit nga turistët Kosovarë dhe ata nga Maqedonia, Bosna, ku si shkaqe janë edhe moti i paqëndrueshëm, por dhe ritja e TVSH-së në Mal të Zi.
Ulqinit i duhet ulja e taksave, heqja e TVSH-së dhe rritja e punësimit në komunen e Ulqinit. Por, ndërkohë, as numri i pushuesve vendas ditorë nuk është aq i madh sa në vitin e kaluar.
Operatorët turistikë nga Ulqini pohojnë se kanë nisur edhe prenotimet, ndonëse ende jo në nivelin e dëshiruar.
Sipas tyre, çmimet e ofruara nuk janë të përballueshme për pushuesit e rajonit sikurse Kosova, Maqedonia dhe Bosna, ngaqë Ulqini nuk kanë ndryshuar shumë nga viti i kaluar, por ka ndryshuar që qiradhënsit janë të revoltuar me kontrollet e shpeshta inspektuese të Organizates turistike të Ulqinit në objektet e tyre dhe ndryshimi i sistemit kontrollues që do le pasoja per vitin e ardhëshem turistik.
Rënia drastike e pushuesve eshtë më e madhe në akomodimin privat, dhe atë 19 përqind më pak se në fillim të korrikut të vitit 2012.