22 Dhjetor 2024

Në tremujorin e dytë hotelet e Kosovës kanë pasur 33 290 vizitorë

Prishtinë, 15 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2016.

Pjesë e anketës janë 109 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.18%.

Në TM2 2016 numri i vizitorëve është 33 290 vizitorë, prej tyre 36.08% janë  vizitorë vendorë dhe 63.92 % janë vizitorë të jashtëm.

Kurse, numri i bujtjeve në TM2 2016 është 49 639, ku 33.28% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 66.72% janë të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre  e ka rajoni i Prishtinës me 19 162 vizitorë dhe 30 565 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, SHBA-të, etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)