22 Dhjetor 2024

Në qershor shpallet konsorciumi fitues për Brezovicën

Prishtinë, 23 mars - Konsorciumi fitues për projektin zhvillimor të Brezovicës, pritet të shpallet në qershor. Këtë e bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.


Në projektin për zhvillimin e qendrës së skijimit në Brezovicë, janë paraparë investime që kapin shumën prej 300 milionë eurosh, derisa 4 000 vende të reja pune pritet të hapen për një periudhë 10­vjeçare. Ndërsa nesër është paraparë të mbahet konferenca para­ofertuese për Projektin e Brezovicës, me investitorët e huaj të parakualifikuar.


Në qershor pritet që të përzgjedhet konzoricumi fitues për projektin zhvillimor të Brezovicës. Kështu deklaron ministri i Tregtisë, Bernard Nikaj i cili thotë se pas miratimit të planit hapësinor, më 24 mars do të mbahet një konferencë e paraofertave me konzorciumet e parakualifikuara si dhe kompani të tjera që kanë dëshirë t'i bashkangjiten këtyre konzorciumeve konform rregullave të kërkuara.
 Ai thotë se në muajin maj presin t'i kenë ofertat e 4 konzorciumeve.


'Dikund ne qershor të kemi edhe konzoricumin e përzgjedhur me të cilin do të hyjmë në marrdhënie kontraktuale për 


Brezovicën, nese e gjitha shkon sipas kësaj dinamike të vlerësuar, ne besojmë që në shtator do të kemi kontratën finale me konzoricumin e zgjedhur, ku edhe do të filloj edhe zyrtarisht puna dhe ndërtimi i kompleksit Brezovica,' ka thënë Bernard Nikaj, ministër i Tregtisë dhe Industrisë.


Jo zyrtarisht mësohet se konzorciumi fitues për Brezovicën, që do të koncensionohet për 99 vjet, do të paguajë qira vjetore rreth 100 mijë euro. 'Parimisht ne në kuadër të shprehjes për interesim kemi kërkuar nga të gjtihë investitorët që të definojnë edhe qirane vjetore që ata do ta paguajnë. Kjo shumë është ende në diskutim, mirëpo ne do të kërkojmë që ata të pagujane edhe qera. 

Atë që dua të bëj të qartë, është se qëllimi primar i zhvillimit të Brezovicës, nuk është që të inkasohet qeraja por fokusi është më i madh tek efektet në punësim dhe zhvillim ekonomik që do të ketë një zhvillim i tillë në Brezovicë,' është shprehur Nikaj.

Minsitri Nikaj tha se vlerësimet për investime në projektin zhvillimor për Brezovicën janë deri në 300 milion euro, dhe parashihet që të krijohen rreth 4 mijë vende të reja pune në një periudhë deri në 10 vjet.  Ai tha se pretendojnë që Brezovica të jetë kompleks turistik për tërë vitin, dhe të garojë me komplekset nga Evropa, por jo vetëm. rtk

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)