22 Dhjetor 2024

Në 6 muajt e parë të vitit në botë kanë udhëtuar gjithsej 598 milionë

New York, 21 shtator - Organizata Botërore e Kombeve të Bashkuara për Turizmin (UNWTO) në raportin e barometrit të turizmit për muajin gusht thotë se rritja me 24% e Turqisë ka luajtur një rol efektiv në rritjen e turizmit në rajon, në veçanti në aspektin e destinacioneve që ndodhen në Evropën Jugore dhe Mesdhetare.

Raporti i Barometrit të Turizmit të organizatës (UNWTO), i cili publikohet çdo 3 muaj, përfshin gjithashtu edhe vlerësime mbi potencialin në rritje të turizmit turk.

Raporti përmban të dhëna në lidhje me numrin e turistëve të ardhur, të ardhurat e siguruara nga turizmi dhe shpenzimet turistike në nivel ndërkombëtar për gjashtëmujorin e parë të vitit.

Sipas raportit në fjalë në 6 muajt e parë të vitit në botë kanë udhëtuar gjithsej 598 milionë turistë. 

Kjo shifër do të thotë se kemi 36 milionë turistë më shumë në mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që në përqindje kjo do të thotë një rritje prej 6%.

Kjo është rritja më fuqishme që është regjistruar që nga viti 2010 e këtej për sa i takon rritjes gjashtëmujore në turizëm.

Në vlerësim që raporti bën për shpenzimet e turizmit për 6 muajt e parë të vitit cilëson se Turqia ka qenë tregu kryesor i Federatës Ruse në gjysmën e parë të 2017-s.

Në mesin e vendeve që kanë shënuar rritje në shpenzimet e turizmit krahas Turqisë raporti rendit edhe vende të tjera si: Kina, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke dhe Tajlanda.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)