Ndërtohet shtegu për ecje dhe pushimoreve në Zubin Potok
Zubin Potok, 17 nëntor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ndërtimin e shtegut për ecje dhe pushimoreve në Kodrën e Gradinës në Zubin Potok.
Objektiva e këtij projekti është të mbështesë zhvillimin e turizmit në Kodrën e Gradinës në Zubin Potok. Projekti do të ndihmojë jetën sociale dhe sjelljen urbano-sociale në Komunën e Zubin Potokut.
Në kuadër të programit Kosova e bukur, për këtë projekt janë shpenzuar gjithsej 184,742.53 nga grantet e BE-së.
Përmes implementimit të këtij projekti janë krijuar gjithsej 35 vende të reja pune, përfshirë këtu 28 persona të përzgjedhur nga tregu i lirë i punës në komunat veriore të Kosovës.
Përfitues përfundimtarë të këtij projekti janë rreth 22,000 banorë të Komunës së Zubin Potokut.