Ndahen çmimet për fotografinë dhe shkrimin më të mirë për promovimin e Kosovës
Prishtinë, 7 dhjetor - Sot në objektin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fotografinë dhe shkrimin më të mirë për promovimin e Kosovës 2017.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga politika, kultura dhe shoqëria civile, etj.
Nikoqir i kësaj ceremonie do të jetë Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli.