Naim Syla merr detyrën e rektorit të Universitetit në Gjilan
Gjilan, 9 shkurt - Është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së u.d. së rektorit të Universitetit Kadri Zeka në Gjilan, nga ish- u.d. Arben Dërmaku te u.d. rektori i Universitetit Kadri Zeka Naim Syla.
Me rastin e pranim dorëzimit të detyrës, u. d. së rektorit Naim Syla, falënderoi ish-u.d. rektorin Arben Dërmaku, për kontributin e dhënë në Universitet dhe për sukseset e arritura në vazhdën e shumë proceseve dhe aktiviteteve.
U.d. së rektorit Naim Syla, tha se do të përkushtohet që të vazhdoi rrugën e drejt në të cilën kemi qenë deri më tani. Ai tha se do të angazhohet maksimalisht që së bashku me stafin e Univeristetit Kadri Zeka, proceset e Universitetit ti dërgojë përpara.
Nga ana tjetër ish-u.d. së rektorit Arben Dërmaku e përgëzoi u. d. Naim Syla për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në këtë pozitë.
Prof. Dr. Naim Syla. u zgjodh në këtë pozitë, më 06.02.2015, pasi anëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues, të Universitetit Kadri Zeka në Gjilan, kanë votuar unanimisht për të. Prof. Asoc. Dr. Naim Syla deri tani ishte prorektor për mësim dhe kërkime shkencore në Universitetin Kadri Zeka.
Zgjedhja e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit Kadri Zeka ndodhi gati një muaj pas dorëheqjes së ish-rektorit Arben Dërmaku.