Muri kinez drejt zhdukjes
I ndërtuar në lashtësi për të frenuar pushtuesit mongolë, Muri i Madh është një pasuri historike për Kinën. Me një gjatësi disa mijëra kilometra përgjatë kinës veriore, kjo pasuri botërore tërheq dhjetëra mijëra turist çdo vit.
Por gjatësia e pafund e murit është edhe dobësia më e madhe. Në zonat rurale si provinca Hebei, muri vazhdon të zhduket në një masë alarmante si rezultat i erozionit dhe vandalizmit.
Përveç spoteve turistike pranë qyteteve të mëdha si Pekini, pjesa dërrmuese e murit është në kushte të këqija ndërsa specialistët thonë se mirëmbajtja le për të dëshiruar.
Hou Jien Ren është vullnetar që kujdeset për murin.
Në verën e 2014-ës zbuluam se muret ishin rrëzuar. Njerëzit po blejnë akrepa me nga 5 centë secili nga fshatarët për ilaçe popullore. Fëmijët duan të bëjnë pak para dhe kërkojnë për akrepa mes tullave të murit. Pra fëmijët po prishin murin për të kapur akrepa.
Ai shton se zonat rurale ku gjendet muri, dhe ku nuk shkojnë turistët, nuk kanë fitime, dhe kjo çon tek moskujdesi nga ana zyrtare për murin. Përveç vandalizmit, edhe moti ka pjesën e vet të fajit, sipas banorit A Mao, i cili nuk deshi të jepte emrin e plotë.
Erozioni ndodh gjatë thatësirës apo kur reshjet dhe era janë të forta. Këto dëmtime kanë nevojë të rregullohen.
Pavarësisht se Këshilli Shtetëror i Kinës publikoi rregullore të reja për mbrojtjen e murit, situata aktuale mbetet e zymtë.
Por sipas qeverive lokale në Pekin, Hebei dhe Tianjin, autoritetet kanë arritur marrëveshje për riparimin dhe mbrojtjen e Murit të Madh Kinez në zonat rurale.