22 Dhjetor 2024

MTI ridizajnon projektin e Brezovicës

Prishtinë, 6 shkurt - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka rishpallur në fillim të këtij muaji procedurën tenderuese për kontraktimin e një kompanie, e cila do të duhej të merrej me ofrimin e dizajnimit, zhvillimit, financimit dhe operimit me Qendrën Turistike të Brezovicës.

Kompanitë kanë kohë që deri më 21 mars të dorëzojnë përgjigjet dhe dokumentacionin e kompletuar për këtë tender, Raporton Koha.

Kjo procedurë është bazuar në një vendim të Qeverisë që daton prej tetorit të vitit 2011, nëpërmjet të cilit Qeveria pati marrë vendim për krijimin e një komiteti ndërministror, i cili parashihej të ndërmerrte të gjitha masat e nevojshme për t’u përgatitur për shpronësimin e çdo pasurie të paluajtshme, pavarësisht nëse është në pronësi private, në pronësi shoqërore, ose në pronësi të komunës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)