MTI dhe MPJ organizojnë konferencën “Diplomacia dhe Turizmi”
Prishtinë, 27 shtator - Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) bashk organizojnë konferencën “Diplomacia dhe Turizmi”.
Konferenca në fjalë ka për qëllim prezantimin e mundësive për promovimin e turizmit në Kosovë përmes diplomacisë si dhe hapjen e diskutimit për kapacitetet e Republikës së Kosovës në fushën e Turizmit.