Moskën e kanë vizituar më shumë se 5 milionë të huaj
Moskë, 20 dhjetor - Vitin e kaluar Moska u vizitua nga më shumë se 5 milionë të huaj, njoftoi sot Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobjanin në një takim me krerët e misioneve diplomatike në Rusi.
Ai tha se kjo shifër është një tregues rekord për qytetin gjatë gjithë historisë së tij.
Duke marrë shkas nga kjo Kryetari i Bashkisë siguroi të pranishmit në takim se megapolisi do të vazhdojë të zgjerojë kapacitetet e hoteleve dhe aeroporteve, si dhe i rrëfeu përfaqësuesve të misioneve diplomatike mbi zbatimin e programeve urbane që kanë si qëllim ta bëjnë jetën e moskovitëve dhe mysafirëve të kryeqytetit rus sa më të rehatshme dhe të përshtatshme.