MMPH nisë kallëzimet penale për degradimin Prevallës
Prishtinë, 25 qershor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapëc21sinor (MMPH) i drejtohet Prokurorisë Themelore në Prizren me pesë kallëzime penale ndaj pesë operatorëve që hoqën shiritat e ndalimit të punimeve në Prevallë.
Sylë Morina dhe kompania Fanaj Inxhinjering, Haxhi Muca, pronar i vikend shtëpizës në Prevallë, Burim Sallauka, pronar i restorant Koha, Besim Kokollari, pronar i villa Marsit dhe villa Uron dhe Kemajl Bekteshi, pronar i vikend shtëpizës në Prevallë, nuk e kanë zbatuar vendimin e ministrit nr. 1498/13 të datës 3 Maj 2013, pika 2 me të cilin ndërpriten të gjitha aktivitetet ndërtimore në zonën e Prevallës, pjesë e parkut nacional Sharri për afat të pacaktuar.
Të njëjtit kanë hequr shiritat e vënë përreth objekteve të tyre nga inspektorët e MMPH-së, me çka kanë kryer vepër penale asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
MMPH kërkon nga Prokuroria Themelore në Prizren që në afat sa më të shpejt të hapë procedurat gjyqësore kundër 5 operatorëve të lartëcekur.
Ministri i MMPH-së Dardan Gashi është i vendosur në ndaljen e degradimit të fshatit turistik Prevalla dhe përmirësimin e gjendjes aktuale duke apeluar tek të gjithë pronarët e objekteve në atë zonë, të respektojnë vendimet dhe ligjet e Republikës së Kosovës, përndryshe, shkelësit, do të përballen edhe me dënime me burgim, sipas ligjeve në fuqi.