22 Dhjetor 2024

MMPH do të mbaj debat publik për Brezovicën

Prishtinë, 6 gusht - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Instituti për Planifikim Hapësinor, duke u bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor do të organizojnë shqyrtim publik për Zonën e Vecantë Parku Kombëtar “Sharri”.

Ky dokument i planit hapësinor do të shtjellohet rreth komenteve dhe sugjerimeve në lidhje me projektin e Brezovicës.

Sipas ligjeve në fuqi, shqyrtimi publik do të zgjasë 60 ditë nga dita e njoftimit të parë public.

Në kuadër të këtij procesi pritet angazhimi i të gjithë të interesuarëve, në mënyrë të veçantë të ekspertëve, shoqatave të ndryshme, përfaqësuesve të komunave pjesëmarrëse dhe qytetarëve, të cilët me komente dhe rekomandime do të ndihmojnë në plotësimin e dokumentit final.

Sipas procedurës, dokumenti i plotësuar do të dorëzohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës për aprovim përfundimtar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)