Ministrat e turizmit e BE-së në takim në Madrid
Bruksel, 16 prill - Ministrat e turizmit të vendeve të BE-së sot do të takohen në Madrid për të nxitur projektin qëllimi i së cilit është që turistët gjatë tërë vitit të shkojnë në pushim, gjegjësisht ta nxisin stinorin turistik për gjithë vitin pa marrë parasysh stinët e vitit.
Kjo nismë është pjesë e politikës më të re evropiane ndaj turizmit i cili duhet duhet të implemenohet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës.
Hyrja në fuqi e marrëveshjes së re reformuese të BE-së ishte çasti kyç për industrinë turistike në Evropë.
Për herë të parë BE-ja ka autorizim të sjell vendime me shumicë të kualifikuar.
Industria turistike e BE-së përbën më shumë se pesë për qind të BPV-së evropiane, me rreth 1.8 milionë kompani të cilat punësojnë rreth 5.2 për qind prej fuqisë së përgjithshme të punës.