Militantë të ISIS-it plagosin me thikë 3 turistë në një hotel
Sipas mediave ndërkombëtare, sulmi me thika është kryer nga dy persona, të cilët dyshohet se janë militantë të Shtetit Islamik. Në hotelin Bella Vista ndodhi ngjarja, ku autorët e sulmit u qëlluan për vdekje nga policia.
Ndërkohë, BBC shkruan se autorët kishin si synim të merrnin peng turistët. Forcat e policisë janë vënë në kërkim të personave të tjerë, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e sulmit.
Egjipti po përballet me militantët e Shtetit Islamik me bazë në gadishullin e Sinait.