23 Dhjetor 2024

Mediat serbe: Në Shqipëri, si në Majami

Beograd, 5 gusht - Nëse jeni të mërzitur me Greqinë, Malin e Zi, Turqinë, a keni menduar për pushimet e verës në Shqipëri? Ne biseduam me turistët tanë që kanë kaluar disa ditë këtë verë dhe kjo është ajo që kemi mësuar, kështu e nis shkrimin për Shqipërinë Monde.rs.

Agjensia ka zgjedhur të publikojë disa foto, ku shfaqen pamje të mrekullueshme të Shqipërsië. Siç sakësohet në shkrim, vlerësunu është bërë duke u nisur nga përshtypjet e lëna nga turistët serbë, të cilët kanë vizituar vendin tonë.

Në shkrimin e publikuar në datën 1 gusht në Mondo.rs thuhet se çmimet për të kaluar pushimet janë shumë të arsyeshme. Një natë në një hotel me 3 yje kushton 30 deri në 40 euro për dy persona dhe akoma më shumë vlerësohet pastërtia që mbizotëron në dhoma.

Në shkrimin e publikuar përmendet Ksamili dhe Saranda me parqet kombëtare, si dy vende të bukuara ku numri i hoteleve është rritur duke u krijuar mundësi turistëve të kalojnë pushime të këndshme. Ndër të tjera shkruhet se nuk mungon interneti në çdo vend, hotel, restorant apo plazh dhe me një shpejtësi të kënaqshme.

Monde.rs shkruan se përbërja e turistëve është e ndryshme dhe kjo i jep mundësi vajzave që ndihen rehat dhe jo si në Egjitp ku gratë aty notojnë të mbuluara.

Çmimet janë të ndryshme, në varësi të restorantit apo kafenesë që do të zgjidhni. Sallata greke, e cila këtu zakonisht quhet ”fshati”, kushton rreth 1.7 euro. Darka për dy persona bashkë me një pije kushton rreth 14 euro dhe nëse do të merrni dhe një ëmbëlsirë vetëm 15 euro. Një biftek mund ta hani për 2 euro.

Produktet e tyre në dyqane janë të lirë. Alkool i famshëm – Skënderbeu, kushton më pak se pesë euro për një shishe. Ju mund të gjeni një shumëllojshmëri të produkteve nga Serbia dhe ish republikat e tjera jugosllave.

Në përshkrimin që i bëhet Shqipërisë thuhet se natyra është e bukur, e qetë dhe ideale për pushime. Ajo çka vlerësohet është edhe mikpritja shumë miqësore dhe komunikimi. Çdo njeri di anglisht dhe aty mund të komunikohet lehtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)