22 Dhjetor 2024

Më shumë se 3,6 milionë turistë rusë pritet të kalojnë pushimet në Turqi

Stamboll, 25 maj - Presidentja e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR), Maya Lomidze tha se fluksi i turistëve rusë në Turqi mund të arrijë nivelin e periudhës para krizës mes dy vendeve në nëntor të 2015-ës.

Sipas të dhënave të ATOR, në vitin 2015 Turqinë e vizituan 3,65 milionë turistë rusë.

Vitin e kaluar kjo shifër ishte realizuar me 866 mijë duke pësuar një rënie prej 76 për qind.

Presidentja e ATOR-it, Lomidze shpjegoi se numri i turistëve rusë që do të vijnë këtë vit në Turqi do të jetë mbi 3,6 milionë dhe do ti afrohet nivelit të vitit 2015.

Që nga fillimi i vitit e deri më tani në Rusi janë shitur 700 mijë paketa turistike për pushime verore në Turqi, shtoi Lomidze.

Në një deklaratë të mëparshme të ATOR-it thuhej se “falë rezervimeve të hershme dhe uljes së çmimeve në nivele të papara që kishin siguruar hotelierët turq për turistët që planifikojnë ti kalojnë pushimet jashtë shtetit në muajin maj, Turqia këtë vit kishte qenë lideri absolut e sektorit”.

Për shkak të rrëzimit të avionit rus në nëntor 2015, si pasojë e shkeljes së hapësirës ajrore turke, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kishin hyrë në krizë, gjë që kishte prekur edhe sektorin e turizmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)