22 Dhjetor 2024

Më pak pushues nga Maqedonia në Durrës

Durresë, 11 korrik - Kriza ekonomike në Maqedoni si dhe muaji i Ramazanit si duket ka tkurrur numrin e pushuesve shqiptar në bregetit shqiptar.

Sipas Agjencive Turistike prenotimet për pushime në plazhet e Durrësit, Sarandës, Vlorës dhe destinacioneve tjera turistike janë ulur me 20 deri në 30 për qind krahasuar me një vit më parë.

Nga Agjencia turistike “Fikret Tours” thonë se interesi për bregdetin shqiptar ka rënë krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Një vit më parë për çdo ditë,  tre apo katër  autobusë të mbushur plotë me pasagjer niseshin prej Maqedonie drejtë bregdetit shqiptar. Ndërsa këtë vit mezi mbushet nga një autobusë në ditë,” deklaroi për agjencinë e lajmeve INA, Nexhat Hoti, i punësuar si shofer në agjencinë turistike Fikret Tours.

Sipas tij, kriza ekonomike, muaji Ramazanit por edhe konkurrenca dhe ofertat e shumta nga vendet tjera të shteteve fqinje janë shkaktarë kryesor për rënien e vizitorëve nga Maqedonia në plazhet e Durrësit dhe qyteteve tjera bregdetare në Shqipëri.

Por megjithatë agjencitë turistike presin që fluksi më i madh i pushuesve të ndodhë gjatë muajit gusht.

Një situatë e njëjtë e pakësimit të turistëve është ndjerë edhe në bregdetin shqiptarë.

Mediat e atjeshme kanë raportuar për rënie të fluksit të turistëve nga Maqedonia, por edhe Kosova.

Biznesi hotelier bën me dije se rënia e punës u ndje që një ditë para se të niste muaji i Ramazanit. Pushuesit u larguan brenda natës për t’u kthyer në vendlindjen e tyre si besimtarë që janë për muajin e agjërimit.

“Nëse kisha 25 dhoma të zëna një natë para Ramazanit mbetën vetëm tre të tilla, sepse u larguan për në Kosovë të gjithë. Varemi pikërisht nga ardhja e tyre përsa i përket xhiros ditore”, deklaron një pronar hoteli. E njëjta situatë edhe në plazh, ku çadrat dhe shezlongët në pjesën më të madhe janë të boshatisur prej një jave.

Sipas tyre, kriza ka përfshirë të gjithë biznesin turistik në zonën e plazhit në Durrës, në të cilin për çdo shërbim flitet me monedhën euro, por që plazhi është bosh në 50% të gjatësisë së tij.

Më pak pushues kanë prenotuar dhe kjo vihet re tek hotelet, të cilët në pikun e sezonit veror bëjnë me dije se, vetëm 50% e dhomave janë të zëna.

“Por gjallëria dhe traditat që sjellin me vete, duket se janë bërë pjesë e pandashme e bregdetit durrsak, i cili i mirëpret shqiptarët nga të gjithë nga të gjitha trevat jashtë kufijve”, shkruajnë mediat shqiptare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)