Mbyllet përkohësisht Shpella e Gadimës
Prishtinë, 9 shtator - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi sot mori vendim për mbylljen dhe ndalimin e të gjitha aktiviteteve në Monumentin e Natyrës me Rëndësi të Veçantë, Shpellës së Gadimës, në Komunën e Lipjanit, për një afat të arsyeshëm kohor.
Vendimi u mor për shkak të veprimtarive të palejuara që po rrezikojnë karakteristikat dhe vlerat e kësaj pasurie kombëtare.
Mbyllja e përkohshme u vendos si masë e përgjitshme për mbrojtjen e monumentit.
Përgjatë kësaj kohe, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të themelojë Drejtorinë për Administrimin e Monumentit të Natyrës me Rëndësi të Veçantë, që do të ushtrojë veprimtarinë në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës.