Mbyllet McDonalds në Maqedoni
Shkup, 15 maj - McDonalds Europë i ka dhënë fund marrëveshjes me kompaninë maqedonase SJ Kompani.
Sipas informatave të publikuara nga gazeta Dnevnik. Që nga dje kompania maqedonase nuk ka të drejtë të punojë nën brendin e McDonalds. Informacionin për gazetën Dnevnik e kanë konfirmuar nga selia e McDonalds Europë, transmeton portali Shqipmedia.
\"Pas ndërprerjes së marrëveshjes SJ Kompani nuk posedon të drejtë të punojë me restorantet nën emrin e markës McDonalds\", thotë për gazetën Dnevnik Agnes Vandai, drejtor për komunikime në McDonalds dhe shton se kompania e cila deri më tani e kishte licencën, do të mund ti punojë restorantet, mirëpo nën ndonjë markë tjetër.
Kjo do të thotë se do të pushojnë së punuari të gjitha 7 restorantet e McDonalds në Maqedoni.
Tani për tani nuk ka informacione, nëse ndonjë kompani tjetër do ta merë biznesin dhe se cilat janë shkaqet e ndërprerjes së marrëveshjes.
Pas 16 vitesh që nga hapja e restorantit të parë, Maqedonia mbeti pa një nga zinxhirët më të popullarizuar të ushqimit të shpejtë.