22 Dhjetor 2024

Mbi 24 milionë turistë vizituan Turqinë në periudhën janar-gusht 2013

Ankara, 24 shtator - Sektori i turizmit ka shënuar edhe një rekord tjetër krenar. Numri i turistëve që kanë vizituar Turqinë në 8 muajt e parë të vitit i ka kaloi të 24 milionët, duke u rritur me 10,67 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në periudhën 8-mujore, që përbëhet nga muajt janar-gusht, numri i turistëve të huaj që kanë ardhur në Turqi është 24 milion e 89 mijë e 31 vetë.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Omer Çelik në mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në një rrjet social i përgëzoi të gjithë duke thënë se “kjo krahas kontributit në ekonominë e vendit luan një rol kombëtar edhe në çështjen e prezantimin e Turqisë dhe arritjen e objektivave të reja të diplomacisë kulturore dhe njerëzore”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)