Mbi 1 milionë turistë vizitojnë stambollin në janar-shkurt 2014
Stamboll,8 mars - Numri i turistëve që kanë ardhur në periudhën janar-shkurt në Stambol është rritur me 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vazhdon të shënojë rritje numri i turistëve që vizitojnë Stambollin.
Numri i turistëve që kanë ardhur në periudhën janar-shkurt në Stambol është rritur me 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në dy muajt e parë të vitit Stambollin e kanë vizituar 1 milionë e 331 mijë e 337 turistë.
Vendin e parë e zënë turistët gjermanët me 8,3%, të ndjekur nga rusët me 6,3%, iranianët me 5%, anglezët me 3,9% dhe francezët me 3,6%.