22 Dhjetor 2024

Mbi 1 400 vizitorë në ditë në sitet arkeologjike të Fierit

Fier, 15 korrik - Zyra e turizmit në qytetin e Fierit ka marrë të gjitha masat për pastrimin e vijes bregdetare.

Enkeleda Troka, drejtore e turizmit është shprehur se edhe pranë siteve arkeologjike po punohet me orare të zgjatura për krijimin e kushteve sa me të mira për vizitorët dhe turistët.

Sipas Trokes, një rëndesi e vecante i është kushtuar edhe sigurisë dhe rendit në te gjitha pikat e frekuentuara nga turistet, sidomos pranë vendeve arkeologjike ku numëri i vizitorëve shkon në 1 400 persona në ditë.

Qarku i Fierit ofron turizem bregdetar dhe kulturor.

Me një vijë bregdetare prej 74 km, plazhet kryesore jane ato te Semanit, Pishporos,Hidrovorit dhe Divjakes në rrethin e Lushnjes.

Turistet mund te vizitojnë edhe Apolonine në Fier, Bylisin dhe Nikaen ne Mallakaster si dhe Manastirin e Ardenices ne Lushnje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)