Mbahet konferenca para-ofertuese për Brezovicën
Prishtinë, 24 mars - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) organizon sot konferencën para-ofertuese për Projektin e Brezovicës, me investitorët e huaj të parakualifikuar, e cila do të mbahet duke filluar nga ora 9:30, në Ndërtesen e Qeverisë.
Fjalimet e folësve janë paraparë të fillojnë prej 9:30 deri në ora 11:00. Pas pauzës, është paraparë periudha e sesioneve të punës me investitorët e para-kualifikuar me ç rast konferenca do të vazhdoj me dyer të mbylla.
Në ora 17:00, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bernard Nikaj do të mbajë konferencë për media ku do të prezantojë kërkesat dhe ofertat e investitorëve gjatë takimit. (Salla e konferencës për media, P-32).
Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi, do tju uroj mirëseardhje investitorëve potencial si dhe do ti siguroj ata për përkushtimin e qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj investimeve të huaja.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Tracy Ann Jacobson, do tju drejtohet të pranishmëve me një fjalim për të treguar mbështetjen e ofruar në vazhdimësi nga SHBA-të ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe ndaj Projektit të Brezovicës përkatësisht investimeve të huaja në veçanti.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bernard Nikaj në fjalimin e tij do të fokusohet në punën e kësaj ministrie për të arritur deri tek faza e dytë e prokurimit të Projektit të Brezovicës si dhe për reformat e bëra e që ndërlidhen drejtpërdrejt me investimet e huaja në Republikën e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Shtërpcës, z. Bratislav Nikoliq, do të fokusohet në rëndësinë e këtij projekti për komunën në fjalë, përkrahjen e qytetarëve të kësaj komune si dhe ndikimin e tij në përgjithësi në ekonominë e vendit.