22 Dhjetor 2024

Mbahet kampi i “Super-Vullnetarëve” në Gërmi

Prishtinë, 30 korrik - Me mbështetje edhe të Komunës së Prishtinës dhe Kampi organizatës WWF Adria, është mbajtur kampi i “Super-Vullnetarëve” me 40 të rinj nga Kosova, të cilët për një javë qëndruan në Qendrën Rekreative të Gërmisë, duke punuar në realizimin e projekteve vullnetare përmes së cilave do të përmirësojnë shkollat publike në Kosovë.

Të rinjtë pjesëmarrës në kamp, përmes aktiviteteve socializuese dhe edukative zhvilluan shkathtësitë e tyre të punës me dru, komunikimit dhe bashkëpunimit.

Ata po ashtu kontribuuan në komunitet duke ndërtuar orendi të ndryshme për përmirësimin e dy klasave të shkollave fillore “Sezai Surroi” në fshatin Bellobrad – Dragash, dhe “Liria” në fshatin Stroc –  Vushtrri.

Kampi i “Super-Vullnetarëve” u organizua nga Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA me qëllim të zhvillojë tek pjesëmarrësit kompetencat e parapara me Kornizën e re Kurrikulare të Kosovës. Synon që përmes vullnetarizmit edukativ të nxisë qytetarinë aktive tek të rinjtë.

Ky kamp u financua nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP), nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA). U menaxhua nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)