Mbahet festivali në qendrën e skijimit në Brezovicë
Prishtinë, 7 gusht - Prej 11 deri 13 Gusht, banorët lokal, mysafir nga e gjithë Kosova dhe vendet fqinje do të mbledhen në qendrën e skijimit në Brezovicë për festivalin e muzikës dhe natyrës BREfest.
Ngjarja është pa pagesë, organizuar vullnetarisht dhe bazuar në pjesëmarrjen e mysafirëve në aktivitete. F
esta ka për qëllim të zgjoj vëmendje mbi bukurinë e Maleve të Sharrit, të rris ndërgjegjësimin mbi temat rreth mjedisit dhe të ofroj hapësirë për mal-dashësit në shkëmbimin e vizionit të tyre për të ardhmen.
Mesazhi i festivalit ‘’Sharri është më shumë se borë’’ thekson vlerat unike të natyrës dhe kulturës se maleve për dallim të shtigjeve të skijimit.
Gjatë ditës do të ketë aktivitete të ndryshme për fëmijë, të rinj, të moshuar dhe familje. Mbrëmjet do të jenë festa me muzikë dhe kinema. Programi muzikor do të filloj të premten në mbrëmje me Jimmy Mustafa Band.
Bendi përbëhet nga 4 artist të rinj, romë të talentuar të cilët bëjnë muzikë bazuar në traditën rome dhe tinguj e zhanre bashkëkohore.
Të shtunën malin do ta marrin tingujt e pasur jazz të Trio Biber. Dita e fundit do t'u dedikohet shkëmbimit të muzikës dhe kulturave mes banorëve lokal dhe vullnetarëve nga e gjithë bota.
Gjatë kësaj ngjarjeje 3 ditore, punëtori mbi capoeira, ushqimin vegan, riciklimin+art, DIY ose Bëje Vet do të jenë pjesë e programit. Pjesëmarrësit do të kenë mundësin të mësojn për bimët shëruese, natyrën dhe malin nëpërmejt ekskurzioneve të udhëhequra.
Secila ditë e festivalit trajton një temë të veçantë të cilat do të prezantohen në ekspozita dhe diskutime.
Dita e parë i kushtohet realiteteve mjedisore dhe alternativave për një botë të drejt.
E shtuna do i kushtohet migrimit të njerëzve nëpër shekuj dhe kontinente duke krijuar një lidhje mes rajonit historik e transkufitar të Maleve të Sharrit dhe problemeve aktuale të migrimit.
Dita e fundit do i kushtohet natyrës dhe kulturës së Sharrit – shkëmbimi i historive pozitive, rreziqet, sfidat dhe krijimi i një vizioni.