23 Dhjetor 2024

Mbahet "Dita e Turizmit Austriako-Kosovar 2015”

Prishtinë, 16 shtator - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë të mërkurën në konferencën e organizuar nga Shoqëria Austriako Kosovare në mbështetje të Projektit PPSE (Swiss Contact) dhe Odës Ekonomike Austriake si dhe Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), me temën: “Dita e turizmit  Austriako-Kosovar 2015”.

Në fillim të fjalës së saj, ministrja Bajrami theksoi se organizimi i këtij takimi është i mirëseardhur për promovimin e vlerave turistike të Kosovës, si dhe ofron mundësi për krijimin e rrjetëzimeve në mes të bizneseve kosovare dhe të atyre austriake. Në këtë kuadër shkëmbimi i përvojave dhe përfitimeve nga modeli austriak për promovimin e turizmit, është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e turizmit në Kosovë, tha ministrja.

Ministrja po ashtu  theksoi se Qeveria e Kosovës e konsideron turizmin si një nga mundësitë për zhvillimin e vendit, i cili ofron kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës, zhvillimin rajonal dhe lokal, përmirëson standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës dhe integron natyrën, kulturën, historinë, gastronominë dhe mikpritjen tradicionale në mënyrë kreative të bazuar në përvojën ekonomike dhe mënyrat inovative.

“Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë rreth 20,000 persona të punësuar në sektorin e akomodimit dhe ushqimit, që përfaqësojnë mbi 5% të të gjithë personave të punësuar në Kosovë”, tha ministrja Bajrami.

Ministrja e MTI-së po ashtu ka thënë se turizmi, pa mëdyshje është një sektor i rëndësishëm në Kosovë,  i cili jo vetëm krijon shumë shpejtë vende të punës, por është gjithashtu një mundësi për përmirësimin e imazhit të Kosovës si shteti më i ri në Evropë, imazh i ndryshëm nga ai i cili paraqitet në media dhe që korrespondon në mënyrë autentike me karakteristikat specifike dhe asetet unike të Kosovës.

Kosova është aktualisht e njohur në skenën ndërkombëtar për turizëm natyror, me aktivitete në natyrë  - Majat e Ballkanit, në rajonin e Pejës ose në Bjeshkët e Sharrit, trashëgiminë kulturore,  monumente fetare të fesë myslimane, katolike dhe ortodokse, si dhe e njohur për kulturën, diversitetin etnik dhe ngjarjet kulturore si Dokufest-I, shtoi minstrja Bajrami.

Ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, po ashtu theksoi se Qeveria e Kosovës po punon në ngritjen e kapaciteteve njerëzore në fushën e turizmit, në mënyrë që të vazhdohet me ofrimin e shërbimeve cilësore, si dhe hartimin e politikave për promovimin e turizmit vendor.

“Është hartuar Plani zhvillimor në sektorin e turizmit i cili është në fazën finale. Synimi ynë është që deri në vitin 2020, sektori i turizmit të marrë pjesë në GDP me 7-8 %”, tha ministrja Hykmete Bajrami, duke shtuar se është filluar me rishikimin e legjislacionit në fuqi, në mënyrë që të krijohet një ambient më i përshtatshëm për sektorin privat.

Ministrja e MTI-së, me këtë rast i ka bërë thirrje operatorëve turistik kosovar që të orientojnë lëvizjet turistike dhe krijimin e ofertave, në prurjen e turistëve nga vendet tjera në Kosovë si dhe ofrimin e paketave brenda Kosovës për vendorët, dhe të mos fokusohen vetëm në ofertat për vizita jashtë vendit. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)