22 Dhjetor 2024

“Majat e Ballkanit” shpalos potencialin e turizmit të Kosovës

Prishtinë, 17 prill - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë,  Mimoza Kusari – Lila, priti sot në takim përfaqësues të projektit ndërkufitar Majat e Ballkanit, të cilët u vlerësuan me çmimin e parë nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve.

Ministrja Kusari – Lila tha se një iniciativë lokale mund të shërbejë si leksion për qeverinë qendrore në bërjen e politikave. Udhëheqësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë  i ofroi përkrahje të vazhdueshme në hapat e ardhshëm të këtij projekti si ndihmë për lëvizje më të lehtë të kalimeve ndërkufitare, ngritje të kapaciteteve, posaçërisht të ndërmarrësve, ndërsa iu rekomandoi që të vijnë me kërkesa konkrete, ku MTI do të mundë t’ju ndihmojë.

“Projekti i turizmit ndërkufitar Majat e Ballkanit ka përçuar mesazh të paqes, stabilitetit dhe  ka vënë në pah pikat më të rëndësishme të bukurive natyrore të Kosovës, si dhe shpirtin ndërmarrës”,  theksoi ajo.

Ndërsa, Virtyt Morina, drejtor i Drejtoratit për Ekonomi dhe Turizëm i Komunës së Pejës tha se do të vazhdojnë të punojnë në këtë projekt dhe shpreson në përkrahjen e vazhdueshme të nivelit qendror. “Në presim që në panairet e turizmit që organizohen në nivel ndërkombëtar të jemi pjesëmarrës për ta shpalosë tërë potencialin që ka komuna e Pejës për zhvillimin e turizmit”

Projekti i turizmit  ndërkufitar “Majat e Ballkanit” është realizuar në bashkëpunim të Republikës së Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi, ndërsa lider i projektit ka qenë Komuna e Pejës. Në kuadër të projektit është bërë rregullimi i shtigjeve të ecjes me gjatësi rrethe 190 km gjatësi, rregullimi i sinjalistikës turistike, trajnimi i guidave malore,  si dhe përgatitjet për botim e hartës turistike të shtegut
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)