Madona, Jennifer Lopez dhe Justin Bieber në ndihmë të turizmit turk
Antalya, 13 shkurt - Antalya synon të gjallërojë portofolin e turistëve të saj duke organizuar koncerte gjigande me emra të njohur të muzikës botërore si Madona, Jennifer Lopez dhe Justin Bieber për të kompensuar sadopak humbjet nga tërheqja e turistëve rusë.
Në një raport që i është paraqitur Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Mahir Unal, thuhet se humbja që pritet të pësojë sektori i turizmit dhe bujqësisë në Antalya pas fillimit të krizës me Rusinë, dy nga sektorët që kanë marrë edhe goditjen më të madhe në këtë zonë turistike, llogaritet të arrijë deri në 10-11 miliardë dollarë.
Mësohet se për të minimizuar humbjet autoritet turke kanë filluar një fushatë të madhe promovimi për panairin ndërkombëtar EXPO 2016 që do të mbahet sivjet në Antalya dhe tregu i synuar mund të gjallërohet me koncertet që do të japin emra të njohur si Madona, Jennifer Lopez dhe Justin Bieber.