10 Dhjetor 2024

Lugina e Drinit, bukuri të rralla dhe thesare të trashëgimisë arkeologjike

Prishtinë, 16 gusht - Lugina e Drinit, që nis nga Vau i Dejës e shtrihet sipër në Koman për të përfunduar me Fierzën, ofron bukuri natyrore dhe thesare të trashëgimisë arkeologjike.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga lugina e Drinit duke ftuar vizitorët vendas e të huaj për të shijuar peizazhin tërheqës e me bukuri të rrallë në këto ditë vere.

Drini që mban fshehur ishullin e Sardës apo të Shurdhahut, ku kishin selinë Dukagjinët, qendër ndërlidhëse e rëndësishme deri në shekullin e XV mes Malësisë, Mirditës dhe Zadrimës të josh me ngjyrat e kësaj vjeshte.

Lugina e Drinit fsheh jo pak site antike gjatë rrjedhës së tij, por është edhe një pasuri më vete për shkak të shumëllojshmërisë së specieve që e gjallojnë.  Rrjedha e Drinit zotëron një pasuri prej 4 mijë speciesh dhe mikrogjallesash.

Lugina e Drinit është një dëshmi e vlerave të mëdha natyrore, turistike, hidrologjike e kulturore. Drini është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare me 335 km gjatësi në total. Ai derdhet në Detin Adriatik afër Lezhës dhe në lumin e Bunës, degë që u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)