Kuvendi vazhdon sot seancën me interpelancën e kryeministrit Haradinaj
Prishtinë, 15 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet sot në një seancë plenare në të cilën do të mbahet interpelanca e Kryeministrit Haradinaj si dhe do të shqyrtohen disa Projektligje.
Mënjehërë pas pyetjeve parlamentare do të mbahet interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,
Me pas Kuvendi do të bejë shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq.
Edhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës si dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214, do të jenë pika të rëndit të ditës së kësaj seance,
Projektligjet tjera qe do te shqyrtohen jane edhe ai per infrastrukturën kritike, Projektligji mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, ejt.