22 Dhjetor 2024

Kufiri Shqipëri-Kosovë, 1 milion vizitorë kanë lëvizur gjatë gushtit

Kukës, 3 shtator - Rreth një million vizitorë kanë lëvizur gjatë muajit gusht në të dy anët e kufirit Shqipëri – Kosovë. Përgjithësisht janë vizitorë, që i janë drejtuar bregdetit shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia.

Rreth 90 për qind e levizjes është kryer përmes doganës së Morinit në rrethin e Kukësit, ku për të përballuar fluksin kanë qenë në punë 6 sportele, duke sjellë kësisoj minimizimin e rradhëve në mjediset e doganës.

Pavarësisht fluksit të lëvizjes në të dy anët e kufirit, kontrolli në vazhdimësi i situatës ka bërë që përgjithësisht të mos shkaktohen probleme në të dy anët e kufirit.

Situatën e ka lehtësuar edhe kontrolli dhe patrullimi i përbashkët nga policitë rrugore të Shqipërisë e Kosovës i akseve rrugore nga Morini deri në Velipojë, Durrës e Kavajë gjatë gjithë sezonit turistik.

“Gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova 528.812 persona me 100.157 mjete të llojeve të ndryshme, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria drejt Kosovës 454.981 persona me 123.617 mjete të llojeve të ndryshme”, bëri të ditur zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Jaho Caushaj.

Kufiri mes dy vendeve ka një gjatësi prej 123 kilometrash, prej të cilave 117 kilometra kufi tokësor dhe 6 kilometra kufi lumor.

Në vijën e kufirit Shqipëri – Kosovë janë në punë 6 pika të kalimit kufitar, prej të cilave në rrethin e Kukësit janë Morini, Shishtaveci, Borja dhe Orgjosti, në rrethin e Hasit Qafë Prushi dhe në rrethin e Tropojës Qafë Morina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)