23 Dhjetor 2024

Kuba po "mbytet" nga turistët

Havana, 28 dhjetor - Në Kubë, hotelet dhe bizneset e tjera të lidhura ngushtë me turizmin e kanë mirëpritur marrëveshjen mes vendit të tyre dhe Shteteve të Bashkuara për të lejuar deri në 110 fluturime të rregullta në ditë mes dy vendeve.

Bumi i sektorit të turizmit do t’i japë hov ekonomisë vendase, por pritet gjithashtu të mbingarkojë infrastrukturën e vjetër dhe modeste të turizmit në vend:
 
Kuba po mbytet nga turistët. Sipas Ministrisë së Turizmit, mbi 3 milionë vizitorë shkuan në këtë ishull të vogël të Karaibeve vjet dhe ky numër pritet të rritet.

Numrin më të madh të turistëve e përbëjnë kanadezët, pasuar nga anglezët, italianët dhe spanjollët. Por tani Kuba po përgatitet për dyndjen e amerikanëve.

Efekti ka filluar të ndjehet me shtimin e numrit të amerikanëve dhe turistëve të tjerë që muajt e fundit kanë rënduar së tepërmi infrastrukturën e turizmit në vend.
 
Por kjo mirëqënie në rritje nuk ka ndikuar tek përmirësimi i gjendjes së punonjësve qeveritarë, që vazhdojnë të jetojnë me rrogat e ulëta të qeverisë. Ata shprehin padurim dhe pakënaqësi me situatën.

Megjithëse situata shfaq ndryshime, do të duhet kohë që problemet të sheshohen plotësisht. Shumë udhëtarë amerikanë ende shoqërohen nga agjentë qeveritarë gjatë turneve turistike në grup. Tragetet, të cilat ende nuk kanë korridore të caktuara për lëvizjen në ujërat territoriale të Kubës, vazhdojnë negociatat me autoritetet kubane për të finalizuar koordinatat.  Ndërkohë, shërbimi për klientin shpesh lë shumë për të dëshiruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)