Ksamili, mes 20 plazheve europiane që duhen vizituar në maj
"Shqipëria tregon anën e saj më të mirë në këtë liman në fshatin Ksamil, në jug të qytetit turistik të Sarandës", thuhet në shkrimin e The Telegraph.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në një postim në rrjetin social "Facebook", thotë se sfidë për turizmin shqiptar është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore për turistët. Më 27 mars nis aksioni i pastrimit të plazheve në gjithë Shqipërinë, nën moton "Pastro 1 plazh".