Kroacia vendi më i dëshiruara i turistëve evropianë
Zagreb, 10 mars - Rreth 80 për qind e evropianëve pushimet e ardhshme vjetore do t`i kalojnë në shtetet e tyre.
Kroacia është në mesin e destinimeve më të dëshiruara jashtë Bashkimit Evropian, ku do të udhëtonin turistët e vendeve tjera, tregojnë rezultatet e Evrobarometrit.
Hulumtimi është zbatuar në 27 shtete anëtare të BE-së, por edhe në Kroaci, Norvegji, Islandë, Turqi dhe Maqedoni.
Janë intervistuar 30.000 qytetarë të moshës mbi 15 vjeçe, ndërsa Kroacia gjendet në mesin e tri destinimeve më të dëshiruara në shtatë shtete.
Vendet më të popullarizuara për pushim janë Spanja, Franca dhe Italia, ndërsa në to do të shkojnë 57 për qind e qytetarëve të BE-së.
Gjysma e të anketuarve konsiderojnë se do të kenë mjete të mjaftueshme për financimin e pushimit vjetor, ndërsa 10 për qind kanë probleme financiare, që do të ndikojnë mbi planet e tyre.
Rezultatet e Evrobarometrit janë inkurajuese për turizmin gjatë këtij viti.