Kroaci: Hotelierët na rrjepin lëkurën me çmime të larta
Zagreb, 23 qershor - Çmimet e shërbimeve hoteliere, ushqimi dhe pijet në bregdetin e Adriatikut nuk i çudisin vetëm turistët e huaj, por edhe qytetarët kroatë, transmetoi Danas.hr.
Më shumë se 78 për qind e lexuesve të Net.hr, përmes anketës janë prononcuar se hotelierët me çmimet e mëdha ua rrjepin lëkurën turistëve.
Lexuesit madje komentuan se hotelierët do të mund, nëse ende i rrisin çmimet ose i lënë në nivelin e tanishëm, ta shkatërrojnë turizmin kroat.