23 Dhjetor 2024

Kriza me Rusinë ndikon në rënien e numrit të turistëve në Turqi

Ankara, 26 dhjetor - Ndërkohë që vazhdon kriza me Rusinë, Turqia hedh hapa të rëndësishme që të mos ndikohet ekonomikisht.

Presidenti i Unionit të Agjencive të Udhëtimeve në Turqi (TÜRSAB) Başaran Ulusoy tha se nëse vazhdon kriza me Rusinë, në vitin 2016 presin një rënie të numrit të turistëve që vijnë nga ky vend.

Ai bëri të ditur se për të reduktuar ndikimin dhe për të zëvendësuar turistin rus me turistë nga vende të tjera, nën pararojën e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit do të zhvillojnë punime për ta prezantuar Turqinë përpara turistit evropian.

“Në një periudhë afatmesme mund ti drejtohemi edhe tregut kinez dhe indian” tha Presidenti i Unionit të Agjencive të Udhëtimeve në Turqi (TÜRSAB) Başaran Ulusoy. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)