22 Dhjetor 2024

Kriza, 73 për qind e grekëve s’do bëjnë pushime

Athinë, 11 korrik - Sipas një sondazhi të kryer në Greqi nga Instituti i Konsumatorit rezulton se këtë vit 73 për qind e grekëve nuk do të shkojë me pushime.

Sondazhi, i kryer në nivel kombëtar, tregon se qytetarët helenë që këtë verë do të qëndrojnë në shtëpi janë 10 për qind më shumë se një vit më parë.

Ndërkohë, edhe ata që do të shkojnë do të detyrohen të reduktojnë ditët e relaksit, tregon studimi i kryer nga një prej institucioneve më të besueshme.

Motivet, sipas sondazhit, i atribuohen në shumicën e rasteve, 70 për qind, krizës ekonomike që ka përfshirë Greqinë në tre vitet e fundit.

Dy ditë më parë shteti helen siguroi këstin e radhës të fondeve, që janë duke mbajtur vendin gjallë. Paratë, në shumën e 6,8 miliardë euro, do të jepen nga Trojka e KE, BQE dhe FMN.

Megjithatë, sipas tyre, programi i reformave të vendit po ecën shumë ngadalë. Trojka shtoi se perspektiva ekonomike e vendit mbetet ende e paqartë.

Huadhënia është e kushtëzuar ndaj Greqisë, me progresin e programit të reformave, pasi kreditorët kanë paralajmëruar se ai është mbrapa planit, veçanërisht sa i përket privatizimit të aseteve shtetërore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)