22 Dhjetor 2024

Kosova zgjedh hotelin më të mirë

Prishtinë, 2 nëntor – Për herë të parë në Kosovë, këtë fund vit do të zgjidhet hoteli më i mirë.

Hysen Sogojeva, udhëheqës i Divizionit te Hotelerisë dhe Standardeve Turistike, në një bisedë për gazetën “Epoka e re” ka deklaruar se me qëllim të përkrahjes së subjekteve hoteliere dhe turistike ekzistuese dhe nxitjen e bizneseve të reja,  Departamenti i Turizmit dhe Hotelerisë, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me  institucione  qeveritare dhe joqeveritare,  pushtetin lokal  dhe partnerë tjerë janë  angazhuar për përkrahjen e subjekteve hoteliere dhe turistike,  duke filluar nga ky vit, me projektin: “Përzgjedhja e subjektit hotelier dhe turistik më të suksesshëm për vitin 2012.

“Vetë  shtimi i konkurrencës bën që subjektet hoteliere dhe turistike do te ndikojnë ne cilësinë e punës se tyre dhe ne zhvillimin e  turizmit dhe hotelerisë ne Kosove”, ka pohuar ai.

Ai ka bërë të ditur se ceremonia e shpalljes së subjektit hotelier dhe turistik më të suksesshëm për vitin 2012 do të bëhet për fundvit, saktësisht me datën 22.12.2012. “Do të përzgjidhet, në nivel të Kosovës, subjekti hotelier, vendi 1, 2  dhe 3 dhe agjencia turistike, vendi 1, 2 dhe 3, ku do të ndahen edhe shpërblime”, ka pohuar ai.

Ai ka sqaruar se pas grumbullimit të  materialeve dhe dokumentacionit  të paraqitur nga subjektet hoteliere dhe turistike  konkurruese për garën, ato do të analizohen   nga udhëheqësit e projektit dhe do të paraqitën në formularë për vlerësim.

“Pas vlerësimit të subjektit hotelier dhe turistik nga anëtarët e jurisë profesionale dhe numërimit  dhe verifikimit të rezultateve nga anëtarët e komisioneve   për numërim dhe verifikim, Departamenti i  Turizmit dhe Hotelerisë në MTI shpall rezultatet e subjektit  hotelier dhe turistik më të suksesshëm në Kosovë”, ka pohuar ai.

Sogojeva, ka bërë me dije se ky është model është model i shteteve te rajonit siç janë: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, etj., ku do të shfrytëzohen edhe përvojën e USAID-it dhe GIZ-it, ku kemi edhe anëtarë të tyre  në kuadër të komisionit.

Sipas tij kjo behet me qellim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve, raportit me institucionet përkatëse dhe subjekteve hoteliere dhe turistike, ne strukturën profesionale të stafit hotelier dhe turistik, si dhe konkurrencës.

“Ky është një projekt i paraparë në bazë te planit te punës së Departamenti i Turizmit dhe Hotelerisë dhe se përkrahet direkt nga MTI-ja”, ka theksuar ai.

Po ashtu ai ka bërë me dije se sipas të dhënave që posedojmë kemi rreth 400 hotele dhe motele në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)