Kosova prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin
Berlin, 8 mars Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) po merr pjesë në panairin Bursa Ndërkombëtare e Turizmit i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Potencialet turistike që ka Kosova, mundësitë për investime në këtë sektor janë duke u prezantuar në këtë panair nga përfaqësuesit e MTI-së, si dhe nga përfaqësuesit e tri hoteleve: Swiss Diamond, Hotel Sirius, Hotel Emerald dhe tri agjencive turistike: Eurokoha, Fibulla, Vas Tour.
Në ktë nghjarje me rëndësi po merr pjesë edhe zv.ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Cuneyd Ustaibo, i cili ka kontaktuar përfaqësues të vendeve të ndryshme për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe fusha thera me interes te përbashkët.
Gjatë panairit, shtandin e Kosovës e ka vizituar ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit të Shqipërisë, Eglantina Gjermeni, si dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu, të cilët janë pritur nga zëvendësministri Ustaibo.
Është viti i tretë që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë merr pjesë në këtë panair, ndërsa Agjencia per Investime dhe Përkrahje te Ndërmarrjeve ne Kosovë, që vepron në kuadër të MTI-së, është organizatore për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në këtë panair.
Në panair, këtë vit, ka më shumë se 10 mijë ekspozues të industrisë turistike nga 180 vende të botës, të cilët prezantojnë në 26 hollet e panairit dhe do të jetë i hapur deri më 9 mars.