Kosova prezantohet në Forumin e turizmit botëror
Stamboll, 16 shkurt - Ka filluar në Stamboll Forumi i turizmit botëror ku për herë te parë po merrë pjesë edhe një delegacion nga Kosova.
Forumi që është konceptuar te jete \"Davosi i turizmit boteror mbledhe nivelet e larta te politikes e turizmit per te percaktuar kahet e zhvillimit te turizmit.
Forumi organizohet për të tretën herë dhe në fokus e ka sektorin e turizmit botëror. Koncepti i këtij viti është përcaktuar në formën \"Barrierat kufitare: Udhëtim i Sigurt dhe pa Probleme\".
Rreth 150 folës ndërkombëtarë nga 20 vende të ndryshme po marrin pjesë në samitin që mbahet në nivel global në Stamboll. Ne hapje, kryeministri i Turqise Binali Yildirim vec tjerash pershendeti edhe delagacionin kosovar per pjesemarrje. Yilldirim tha se Turqia po behet qendra e zhvillimit te turizmit boteror.
Ne delegacionin e Kosoves qe per here te pare eshte ftuar ne kete Forum jane zv. Min. I tregtise dhe industrise Avni Kastrati, si dhe udheheqesi i divizionit te turizmit prane ministrise Hysen Sogojeva.
Te dy zyrtare nga Kosova shprehen rendesine e pjesemarrjes ne kete forum, qe do te sherbeje per promovimin e potencialeve turistike te Kosoves ne nivel global.
Zv. Ministri Kastrati me kete rast do te beje edhe nje prezantim te Kosoves si nje vend me potencial ne fushen e zhvillimit te turizmit dhe investimeve ne kete sektor.
Ndër folësit kryesorë ne forum janë edhe themeluesi i Zuckerberg Media, zëdhënësi i Facebook-ut, Randi Zuckerberg, ish-sekretari i jashtëm britanik dhe tani Presidenti dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit (IRC) David Miliband, Jack Straw Ministri i Punëve të Brendshme dhe Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe në qeverinë e ish-kryeministrit Tony Blair, Ambasadori Special i organizatës së OKB-së për turizmin UNWTO Michael Frenzel etj. Forumi boteror i turizmit do te zgjase tri dite.