22 Dhjetor 2024

Kosova numëron rreth 500 hotele, motele dhe bujtina

Prishtinë, 14 korrik - Në Konferencën “Kapacitetet e Turizmit (Njësitë Akomoduese) në Kosovë, 2016” të mbajtur sot, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi rezultatet e këtij hulumtimi.

Fjalën hyrëse e mbajti kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi, i cili foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet ASK-së dhe institucioneve të tjera si: Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Policinë e Kosovës, për marrjen e të dhënave statistikore të qarkullimit turistik në pikat kufitare të Republikës së Kosovës.

Ai po ashtu falënderoi donatorin kryesor të këtij hulumtimi projektin e Sëisscontact-PPSE “Mbështetja e ASK-së në përmirësimin e statistikave turistike të Kosovës me standarde ndërkombëtare”.

Të pranishëm në këtë Konferencë ishin edhe përfaqësuesit e Sëisscontact-PPSE-së, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Policisë së Kosovës.

Ndërsa, rezultatet e këtij hulumtimi i prezantoi Ismajl Sahiti, shef i Divizionit të Statistikave Ekonomike në ASK.

Sipas këtij hulumtimi, në vitin 2016 në Kosovë janë identifikuar gjithsej 495 njësi akomoduese, prej tyre 464 njësi aktive dhe 31 njësi pasive.

Kapaciteti i njësive aktive është 6936 dhoma dhe 10985 shtretër. Numri më i madh i njësive akomoduese gjendet në komunën e Prishtinës, pastaj radhitet Peja, Prizreni, Ferizaj, e kështu me radhë.

Kategoritë kryesore të njësive akomoduese në Kosovë janë hotelet dhe motelet. Hotelet përfshijnë 42% të totalit të njësive akomoduese, ndërsa motelet 39%.

Në pjesën tjetër, 19%, janë të përfshira kategoritë e tjera të njësive akomoduese, më të vogla në Kosovë, si: bujtinat, hostelet, apartamentet për vizitorë, bungallotë dhe hapësirat për kamping, të cilat janë në zhvillim e sipër.

Numri i të punësuarve në aktivitetin hotelier për vitin 2016 është 2791 punëtorë, prej tyre 851 janë femra. Sa i përket formës ligjore të ndërmarrjeve, 87% e tyre janë biznese individuale me pronësi private, ndërsa pjesa tjetër e ndërmarrjeve bëjnë pjesë në format e tjera ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)