23 Dhjetor 2024

Kosova në panairin “Destinacionet natyrore” në Paris

Paris, 19 mars - Turizmi në natyrë si ecjet në këmbë, alpinizmi, ngjitjet, ecjet me kalë, çiklizmi, kampimi, etj., janë një aktivitet ekonomik kreativ i punësimit dhe i zhvillimit të qëndrueshëm.

Kosova ka bukuri të rralla natyrore dhe mundësi shumë të mira për zhvillimin e turizmit natyrorë. Megjithëkëtë këto vlera deri me tani nuk janë prezantuar mjaftueshëm në arenën ndërkombëtare.

Panairi “Destinacionet e natyrës”, që organizohet në Paris të Francës prej 19-22 mars 2015, është një prej panaireve më të rëndësishme në fushën e turizmit malorë dhe aktiviteteve në natyrë në Evropë, prandaj pjesëmarrja në këtë ngjarje ka rëndësi të veçantë për Kosovën.

Kosova për herë të parë ka marrë pjesë në këtë panair në vitin 2012 dhe nga përvoja e kësaj pjesëmarrje janë identifikuar shumë mundësi të promovimit të vlerave turistike të Kosovës.

Këtë vit, pjesëmarrja e Kosovës është mundësuar në saje te bashkëpunim në mes të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Ndërmarrjeve, USAID-it dhe Ambasadës franceze në Kosovë.

Prezantimi i bukurive natyrore të Kosovës, diversitetit kulturor, dhe vlerave tjera që bartë në vete vendi ynë, përveç rëndësisë turistike është një mundësi e mirë e promovimit dhe përmirësimit të imazhit të vendin në Evropë dhe më gjerë.

Pjesëmarrja e  Kosovës në këtë panair ka për qëllim kryesorë të rris numrin e turistëve që kanë destinacion turizmin malor në Kosovë. Përmes pjesëmarrjes në këtë ngjarje synohet të joshet dhe të përfitohet klientela e Evropës Perëndimore, kryesisht ajo e Francës, të inkurajohen agjencitë turistike të Francës që të vendosin Kosovën në programet e tyre, duke propozuar  udhëtime në destinacionet natyrore kosovare gjatë vizitave nëpër Ballkan, të motivohen mediat dhe gazetarët që të flasin për vlerat natyrore të vendit tonë si dhe të promovohen mundësitë e investimit në sektorin e turizmin natyror.

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara në këtë panair përveç prezantimit të ofertës turistike natyrore të Kosovës përmes një stende me logon e shtetit të Kosovës dhe shpërndarjes së materialeve promovuese, do të prezantohen edhe disa kompani vendore nga sektori i turizmit natyrorë, do të zhvillohen takime me kompanitë dhe grupet e organizuara të turistëve nga Franca dhe më gjerë, do të mbahen konferenca për media dhe gazetarë si dhe pritet edhe nënshkrimi i ndonjë marrëveshjeve eventuale bashkëpunimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)