Kosova në hapat e parë të zhvillimit të turizmit
Prishtinë, 12 korrik - Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), mbajti konferencën e prezantimit të punimit Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas, duke identifikuar hapat e mundshëm të reformës në politikat dhe legjislacionit e turizmit.
Rezarta Delibashzade nga D4D theksoi se ky punim ka për qëllim që vendet të cilat janë në zhvillim e sipër ekonomik të kenë mundësi që të përfitojnë nga turizmi në rritjen e punësimit. Sipas saj, kjo më së miri bëhet duke rregulluar legjislacionin me funskionalizimin e Organizatës Kombëtare të Turizmit.
Ndërsa Sigrid Meijer nga Sëisscontact Promovimi i punësimit në sektorin privat(PPSE), vuri në pah rëndësinë që ka turizmi në zhvillim ekonomik dhe promovimin e Kosovës si shtet dhe vendosjen në hartë të turistëve.
Isuf Zejna, i cili është autor i punimit, rëndësi të veçantë i jep krijimit të Organizatës Kombëtare të Turizmit si institucioni kryesor koordinues i të gjitha Ministrive në nivel qendror dhe komunave në nivel lokal.
\"Turizmi nuk mund të jetë përgjegjësi e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë por edhe e Ministrive të tjera si ajo e Punëve të Jashtme, të Kulturës, Diasporës e të tjera\", tha Zejna.
Burim Lleshi nga Organizata per Menxhimin e Destinacionit, tha se vendet turistike duhet të mirëmbahen dhe menaxhohen më mirë nga komunat dhe të krijojnë guida turistike për të huajt që do ndihmonin në zhvillim turizmit.
Valbonë Dushi nga Departmenti i Industrisë tha se ky punimi dhe strategjia që është bërë nga MTI janë hapat e parë për rregullimin e fushës së turizmit në Kosovë. \"OKT është mëse e nevojshme në koordinim e politikave të nivelit qendror dhe lokal për shkak në mënyrë që të kemi gjithpërfshirje në këtë aspekt\", tha Dushi.
Albion Idrizi, drejtor Menxhues i AltaVia Travel, theksoi rëndësinë dhe nevojën e rregullimit të transportit për çasje në vendet turistike. \"Shembull kemi Maqedoninë që ka rregulluar transportin ajëror me fluturime direkte dhe çmime të ulëta duke përfshirë edhe udhëtimet me autobusë dhe tren\", tha Idrizi.
Sali Shoshi, drejtor ekzekutiv i CHëB, theksoi që vendet turistike që po tërheqin vizitorë nuk po mirëmbahen dhe shpesh herë po mbyllen. \"Ka nevojë të madhe që të bëhet një partneritet publiko-privat që ti promovoj këto vende dhe të punësojnë staf në këto pika turistike\", tha Shoshi.
Pjesëmarrësit theksuan se publiku i gjerë dhe disa sektorë të shoqërisë, duke përfshirë sektorin privat nuk janë mjaftueshëm të inkurajuar të marrin pjesë në konsultimet mbi turizmin, me ç\'rast nuk janë të mirëinformuar nga përfitimet që do të kenë, nëse përfshihen më shumë në planifikim të aktiviteteve dhe zbatimit e tyre, bashkë me institutcionet relevante.