Kosova në Antalya promovon politikat e reja fiskale për investime
Antalya, 18 janar - Një delegacion i AKB-së i kryesuar nga Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini në kuadër të Javëve të Biznesit Koosvar po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar Anfaş Foods Products: Produkte ushqimore & Pajisje hotelerisë dhe restoranteve për të vizituar një nga platformat më të rëndësishme të sektorit të Ushqimit për produkte: Mishit, qumështit, pastiçerie dhe produkteve të ujit, Ushqim i shpejt -Frozen Food, Vajit,Produkte Natyrore, Ushqim të paketuar Paisje,pije alkoolike dhe jo alkoolike dhe pajisje hoteliere,shërbime,tekstil hotelit,dekorimi,mobile,veshja personale dhe teknologjia e kompjuterëve në Antali-Turqi.
Ky Panair ka filluar nga data 17-20 Janar 2018 në Antali ku po marrin pjesë më shum se 300 kompani nga sektorë të ndryshëm e vetëm nga Kosova më shum se 30 kompani të cilat po tentojn të gjejnë rrugë te reja komunikimi dhe bashkëpunimi në të mirë të avansimit të teknologjisë prodhuese si dhe rritjes së eksportit drejt Turqisë si një fuqi e madhe ekonomike.
Vlen të theksohet se disa kompani kosovare pjesëmarrëse në këtë panair janë para nënshkrimit të disa marrëveshjeve bilaterale me partnerët turq.
Ndërsa disa kompani nga Turqia kanë shpreh gadishmërin ta vzitojn Kosovën me interes për të parë mundësit për investime të reja.
Delegacioni i Kosovës kësaj radhe po promovon më shumë edhe legjislacionin e ri kosovar për investime i cili ka hy në fuqi nga 1 janari 2018, e në theks të veçant Ligji për Investime Strategjike e që Kosova i mundëson investitorëve të huaj që të kenë lidhje direkte me Qeverinë e Kosovës pa ndërmjetsues që kjo promovon edhe siguri e seriozitet nga ana e Institucioneve te Kosoves për investime të reja që Koosva i mirëpret.
Pjesëmarrja e AKB-se dhe bizneseve të Kosovës në këtë panair tashmë është bërë traditë shum vjeçare.