22 Dhjetor 2024

Kosova mund të përdorë turizmin si potencial për zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 27 shtator - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), repsketivisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) kanë organizuan konferencën “Diplomacia dhe Turizmi”, me rastin e Ditës Botërore të Turizmit.

Në hapje të konferencës të pranishmëve iu drejtua ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në Ditën Botërore të Turizmit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Turizmit do të ishte njësoj si anëtarësimi në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Kosova si shtet në zhvillim mund të përdorë turizmin si sektorin më potencial për zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Në këtë drejtim Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke i kushtuar vëmendje të veçantë aktiviteteve që ndërlidhen me përmirësimin e vazhdueshëm të klimës së bizneseve dhe heqjen e barrierave për bizneset."

"Përkrahjen dhe zhvillimin e sektorit privat dhe me theks të veçantë të zhvillimit të sektorit të turizmit, ku synojmë një sistem të qëndrueshëm të turizmit, ngritje të infrastrukturës, ngritje të zhvillimit të turizmit, por edhe ngritjen e punësimit dhe mirëqenies sociale”, theksoi ministri Hasani.

 Po ashtu, ministri Hasani shtoi se ndër prioritetet e para të tij si ministër, Hasani tha se do të jetë ngritja e strukturës institucionale, respektivisht ri-funksionalizimin e departamentit të turizmit, përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe ngritja e kapaciteteve njerëzore, si dhe do të bëjë riaktualizimin e projektit të Brezovicës dhe se do të ftojë investitorët për të investuar në këtë projekt.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadori Albert Prenkaj, tha se Kosova mund të identifikohet si një pikë shumë e rëndësishme e promovimit dhe zhvillimit të turizmit.

Sipas tij, nga perspektiva e politikës së jashtme zhvillimi i turizmit në Kosovë duhet të shihet si pjesë e një rajoni, e një tërësie turistike rajonale.

Konferenca ka për qëllim prezantimin e mundësive për promovimin e turizmit në Kosovë përmes diplomacisë, si dhe për mundësinë e rritjes së kapaciteteve në fushën e turizmit kosovar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)