22 Dhjetor 2024

Kosova merr pjesë në panairin e turizmit në Stamboll

Prishtinë, 23 janar - Kosova do të merr pjesë në panairin ndërkombëtar për turizëm dhe transport EMITT i cili do të mbahet në Stamboll të Turqisë nga 26 deri më 29 janar.

Në këtë panair marrin pjesë 4550 përfaqësues që veprojnë në këta sektorë të ardhur nga 70 vende pjesëmarrëse.

Pjesëmarrja në këtë panair do të jetë një mundësi për bizneset pjesëmarrëse nga Kosova që të krijojnë marrëdhënie të reja dhe të t\'i ofrojnë shërbimet e tyre të interesuarve për bashkëpunim në fushën e turizmit si dhe për sjelljen e më shumë turistëve në Kosovë.

Organizimi bëhet nga Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës SHTAK, e mbështetur nga organizata Zvicerane Swisscontact, projekti PPSE, si dhe nga komuniteti i biznesit të Kosovës që do të jetë pjesëmarrës në këtë panair.

Gjatë dy ditëve të para panairi do të jetë i hapur për vizitorët profesional kurse gjatë dy ditëve të fundit për klientët të interesuar për pushime në destiancionet e promovuara përfshirë edhe Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)