23 Dhjetor 2024

Kompania britanike dizajnon produkt në Bjeshkët e Nemuna

Prishtinë, 17 nëntor - Kompania britanike The Natural Adventure Company, është duke bërë një hulumtim në Rrafshin e Dukagjinit për të bërë një paket të turizmit malorë, për klientelën e tyre në Britani për të lansuar atë gjatë vitit të ardhshëm.

 

Për këtë, ata së bashku me kryetarin e “Marimangave” të Pejës janë takuar me drejtorin për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, Artan Gashi.

Biznesi britanik, gjatë vizitës ka falënderuar drejtorin Gashi dhe Komunën e Pejës për pritjen e mrekullueshme dhe gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë në zhvillimin e paketave.

Andrew Robinson, njëri ndër pronarët e kompanisë tha “jemi të fascinuar me natyrën e Kosovës si dhe pritjen çoftë nga njerëzit çoftë nga institucionet lokale dhe donatorët e tjerë të cilët janë shprehë të gatshëm të ndihmojnë krijimin e kësaj pakete”.

Nga ana e tij drejtori Gashi ka falënderuar mysafirët për vizitën në Kosovë dhe ka shpreh vullnetin që të përkrahin investitorin e huaj.

The Natural Adventure Company që është një ortakëri ku pronarë është edhe Peter Duncan, një personalitet i teatrit dhe televizioni britanik, i njohur edhe për udhëpërshkrime dhe emisione për “outdoor” në BBC.

The Natural Adventure Company kanë vizituar Bjeshkët e Nemuna si destinacion primarë si dhe qytezën e Junikut, Gjakovën dhe Prizrenin si pikat më me interes për turistët britanikë.

Kompania momentalisht organizon udhëtime në Ballkan duke përfshirë, Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë dhe destinacionin e tyre të ri Kosovën.

Ata kanë zgjedhur Kosovën si vendin e parë për zhvillimin e paketave në Ballkanin Perëndimorë.

The Natural Adventure Company momentalisht si partner lokal kanë organizatën joqeveritare “Marimangat” e Pejës e cila ka përgatitur itinerarin e tyre dhe i ka ndihmuar që të përcaktojnë vendet që duhet të vizitohen.

“Detyrë e jona është edhe të promovojmë Kosovën dhe në këtë rrafsh e kemi ndihmuar këtë kompani që të dizajnojë këtë produkt. “Marimangat” në gjirin e tyre kanë njerëz të përkushtuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit malor”, ka thënë kryetari i “Marimangave”, Nol Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)